Selmani prezantohet te Bregallnica

Futboll

Selmani prezantohet te Bregallnica

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:34
Remzifaik Selmani

Sulmuesi tetovar Remzifaik Selmani vazhdon karrierën te Bregallnica e Shtipit.

Sulmuesi me përvojë pritet të jetë vlerë e shtuar për ekipin nga Shtipi në gjysmësezonin pranveror ku i pret luftë për mbijetesës në elitë.

Remi te Bregallnica kalon pas ndarjes me Gostivarin, derisa paraprakisht doli kampion me Partizanin e Tiranës.

Në Shqipëri shkoi pas ndarjes me Mezokovezh të Hungarisë, ndërsa në këtë shtet kishte luajtur edhe me Ujpeshtin.

Llapi i Kosovës dhe Shkëndija e Tetovës janë dy klubet tjera ku është paraqitur 26 vjeçari që u rrit në shkollën e Renovës dhe ku u promovua si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat