Policia jep alarmin

Futboll

Policia jep alarmin

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:11
Pamje

Policia tajlandeze ka paralajmëruar për një mashtrim në vend, që përdor imazhin e imituar të trajnerit spanjoll Xabi Alonso dhe dërgon mesazhe përmes rrjeteve sociale për të vjedhur para. 

Byroja Qendrore e Hetimit të Policisë Tajlandeze publikoi të dielën në profilin e saj në Facebook një mesazh të dërguar nga mashtruesi virtual për një nga “viktimat” e tij.

“Përshëndetje, unë jam Xabi Alonso. Sezonin e ardhshëm do të drejtoj Liverpool-in, por më duhen ende pak para për biletat e avionit. Nëse doni të më mbështesni, më dërgoni 300 bat (me kursin aktual rreth 8.5 dollarë, ose rreth 7.8 euro”, – thuhet në mesazhin fiktiv të shkruar në gjuhën tajlandeze dhe të dërguar nga një profil në Instagram me një foto të trajnerit aktual të Bayer Leverkusen.

Autoritetet tajlandeze këshillojnë shmangien e mesazheve të dyshimta dhe mos kryerjen e transfertave të parave, mos dhënien e aksesit në linqe që mund të shkarkojnë programe, të cilat vjedhin në mënyrë të paligjshme të dhëna dhe fjalëkalime nga aplikacionet bankare.

Xabi Alonso, i cili e ka udhëhequr Leverkusenin deri tani në krye të Bundesligës, është ndër kandidatët për të drejtuar Liverpool-in, klub në të cilin luajti si futbollist, pasi trajneri aktual i “Reds”, gjermani Júrgen Klopp, ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat