Benitez bën deklaratën e papritur

Futboll

Benitez bën deklaratën e papritur

Më: 30 janar 2024 Në ora: 17:10
Klopp e Benitez

Deklarata e Jurgen Klopp se do të largohej nga drejtimi i Liverpulit në fund të këtij sezoni ka tronditur shumëkënd që nuk e priste një lamtumirë të tillë të gjermanit. Por jo Rafael Benitez. Ish-trajneri spanjoll i të kuqve, insiston se largimi i homologut të tij nuk ishte një surprizë për të.

“Unë kam një avantazh, i cili është se kam njerëz në Liverpul dhe gjithashtu edhe njerëz që njoh brenda klubit”, tha ai.

“Ndaj pak a shumë e di se si ndodhi. Unë di diçka tjetër nga brenda klubit dhe ka më shumë rëndësi se sa thjesht prania atje.

Klop doli dhe foli, për t’i dhënë klubit kohë të organizohej, e cila nga një perspektivë tjetër është gjithashtu tipike gjermane, pasi ata gjithmonë të lajmërojnë më përpara. Ndaj nuk ishte një tronditje”, tha spanjolli, duke mos zbuluar se çfarë ishte gjëja tjetër që ai dinte rreth lajmërimit të Klop për lamtumirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat