Erzeni largon dy lojtarë

Futboll

Erzeni largon dy lojtarë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:50
Logo e Erzenit

Ka zgjatur shumë pak aventura e Bruno Pujës dhe Pol Shon Komlafe te skuadra e Erzenit.

Të dy lojtarët u bashkuan me shijakasit gjatë merkatos së janarit, por drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin me ata parakohe.

I pafat ka qenë portieri Puja në paraqitjet e tij me Erzenin, pasi disa gabime personale të tij kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjes. Duket se “gardiani” nuk ka bindur dhe tashmë detyrohet që të largohet nga klubi shijakas.

E njëjta situatë shfaqet edhe për sulmuesin nigerian Pol Shon Komlafe, që nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjet që është aktivizuar me fanellën e Erzenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat