Osmani: Kupa dhe titulli janë objektivat e klubit

Futboll

Osmani: Kupa dhe titulli janë objektivat e klubit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:57
Tefik Osmani

Ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Goglat vunë përballë Vllaznisë skuadrën e Erzenit.

Tefik Osmani foli pas shortit dhe theksoi se cilido kundërshtar të ishte, ata do të jenë seriozë. Drejtori sportiv ka nënvizuar gjithashtu se Kupa dhe titulli janë objektivat e klubit, ndërsa për merkaton e janarit u shpreh se nuk të ofron lojtarë cilësorë.

“Të gjithë kundërshtarët që mund të na binin janë mjaft seriozë. Vllaznia që kur është krijuar është futur për dy objektiva, për titullin kampion dhe Kupën, normalisht kështu është edhe këtë vit si ato të tjerat. K

emi afruar dy futbollistë që mendoj se janë cilësorë mund të na shërbejnë mund ti bashkohen grupit që do të luftojë këto 6 muaj në fazën e dytë të kampionatit.

Kemi rënë pothuajse të gjithë dakort, e keni parë dhe intervistën e presidentit që normalisht janari nuk është se të ofron lojtarë cilësorë.

Dhe kur është një I tillë ose ka patur ndonjë dëmtim ose ka kohë pa luajtur është pak e vështirë. Ne kemi marrë ata futbollistë që mund të na shërbejnë”, ka përfunduar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat