Dejvi Bregu befason polakët

Futboll

Dejvi Bregu befason polakët

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:07
Dejvi Bregu

Dejvi Bregu ka bërë hapin më të madh të karrierës në këtë merkato dimërore.

Ish-futbollisti i Superiores ka nënshkruar për Ëisla-n, e cila ndodhet në ligën e dytë të Polonisë, me premisën për t’u ngjitur në elitë.

Në Poloni mendonin se Bregu kishte biseduar me shqiptarin tjetër, vëllain e Migjen Bashës, Vullnet Bashën, që ndodhet në ekip. Por në fakt Bregu është shprehur se nuk e njihte dhe se nuk ka folur me të përpara se të transferohej.

Ndihem shumë mirë dhe jam krenar që jam bërë lojtar i Wis?a-s.

Jam pritur shumë mirë nga i gjithë stafi dhe lojtarët. Kur më erdha oferta, nuk e mendova gjatë hedhjen e firmës.

Pashë disa video të klubit, tifozët, këto gjëra të mahnitshme dhe e mora shpejt vendimin. Vullneti?

Nuk e kam njohur më parë, por njoh vëllain e tij, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe ishte një lojtar shumë i mirë.

Nuk kam folur më parë me Vullnetin, por kam parë disa video për Wisla-n, pashë disa informacione nga Twitter, Instagram, Youtube dhe vura re se atmosfera ishte shumë e nxehtë.

Objektivi kryesor i joni është që të ngjitemi në kategori.

Do të punojmë shumë për të arritur deri këtu. Pika ime më e fortë? Loja një kundër një, marrë ekzekutimin e goditjeve të dënimit dhe penalltive, mund të ndihmoj ekipin edhe me asist. Gjithashtu mund të krosoj nga goditjet e këndit”, tha  Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat