Atletico mezi fiton në minutën e fundit! Balliu 25 minuta

Futboll

Atletico mezi fiton në minutën e fundit! Balliu 25 minuta

Nga: K. G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:59
Atletico feston

Atletico Madridi ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat  2:1 ndaj Rayo Vallecanon, në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të të kampionatin spanjoll.

Derbi i Madridit i takoi vendasve.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, është aktivizuar në minutën e 65-të.

Ai u paraqit për 25 minuta për Vallecanon.

Reinildo (35') e Depay (90+1') shënuan për Atleticon dhe Garcia realizoi në minutën e 42-të për Vallecanon.

Atletico zë vendin e tretë me 47 pikë e Vallecano është në të 13-tin me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat