Deco mesazhi Xavi: Do të luftojmë me atë grup lojtarësh që kemi

Futboll

Deco mesazhi Xavi: Do të luftojmë me atë grup lojtarësh që kemi

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:33
Xavi

Barcelona buzëqesh në kampionat pas fitores së ngushtë ndaj Osasuna me shifrat 1-0, por problemet te skuadra katalanase këtë sezon janë të shumta. Trajneri Xavi ka kërkuar ndihmën e klubit për merkaton e janarit, por kjo nuk është e lehtë për drejtuesit e Barcelonës.

Skuadra Blaugrana nuk duhet të operojë në këto orë të fundit të merkatos së janarit duke respektuar “FFP” (fair play financiar), e cila nuk lejon lëvizjet hyrëse nëse nuk shoqërohen me dalje.

Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, është shprehur pikërisht për këtë çështje pas sfidës së fituar kundër Osasuna.

“Nevojat e klubit nuk e bëjnë të lehtë gjetjen e lojtarëve, veçanërisht me “fair-play” financiar. Lëndimi i Balde ndodhi më datën 24 janar dhe kjo i bën gjërat më të vështira. Ne kemi një rrugë përpara.

Ne jemi duke rikuperuar lojtarë dhe do të luftojmë me atë grup që kemi. Unë mendoj se kemi një skuadër cilësore”, tha Deco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat