Di Biaxho komenton supersfidën Inter - Juventus

Futboll

Di Biaxho komenton supersfidën Inter - Juventus

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:22
Luixhi Di Biaxho

Luixhi Di Biaxho, ish-mesfushori i Interit dhe ish-trajneri i Dinamo Sitit, pavarësisht dëshirës së tij për të parë zikaltrit të triumfojnë, ai nuk kërkon që lufta për titull të mbyllet që të dielën në mbrëmje.

“Nuk dua që të keqkuptojnë, pasi Empoli bëri një ndeshje të madhe ndaj Juventusit, por do të kisha dashur që në ‘San Siro’ të dyja skuadrat favorite për titull të kishin ardhur me entuziazëm të njëjtë.

Nëse Juventusi deri në këtë moment ka mbërritur duke dhënë 110 për qind në çdo ndeshje që ka luajtur, në anën tjetër është një Inter që ashtu siç pritej mund këdo që i del përpara.

Për sa i përket sfidës së të dielës, unë do të doja të shihja Interin fitues, por nëse zikaltrit marrin tri pikët, kampionati mund të quhet i mbyllur. Dhe në emër të spektaklit nuk do të doja që kjo luftë të mbyllej kaq herët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat