Trajneri Marco Silva: Nuk kam për të komentuar asnjë thashethem

Futboll

Trajneri Marco Silva: Nuk kam për të komentuar asnjë thashethem

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Marco Silva

Çastet e fundit janë përhapur fjalët se Chelsea dhe Fulham kanë arritur marrëveshjen së bashku për huazimin e Armando Broja, i cili do t’i kushtojë Fulhamit 3 milionë paund, por gjithashtu do të kenë mundësinë për ta blerë në fund të sezonit kartonin e tij.

Mejgithatë, pak minuta më parë, trajneri i Fulham ka qenë në një konferencë për shtyp ku është pyetur rreth Brojës.

“Nuk kam për të bërë asnjë koment rreth thashethemet për transferimet e lojtarëve”, është shprehur Marcos Silva.

Kështu, duket se trajneri i Fulham ka vendosur ta mbajë gojën e kyçur deri në momentin që do të ketë diçka konkrete, për të mos thënë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat