The Guardian zbulon kushtin e veçantë të akordit me sulmuesin shqiptar

Futboll

The Guardian zbulon kushtin e veçantë të akordit me sulmuesin shqiptar

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:17
Pamje nga një ndeshje

Armando Broja do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Fulhami, që ra dakord me Chelsean për huazimin e pastër të sulmuesit shqiptar deri në verë për shumën 4 mln paund.

22-vjeçari u kërkua edhe nga Wolves, Milan dhe Atletico Madrid, por në fund zgjodhi skuadrën londineze, aty ku do të marrë minuta dhe do të luajë rregullisht.

Për t’u paraqitur në formë të mirë fizike në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare. Gazetari i The Guardian, Jacob Steinberg zbulon një detaj interesant në lidhje me akordin mes dy klubeve angleze.

Nëse Broja luan më pak se gjysmën e ndeshjeve të skuadrës së re, atëherë drejtuesit e Fulhamit nuk do të paguajnë asnjë cent në arkat e Chelseat.

Gjithsesi, një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë. Fulhami e kërkoi me ngulm Brojën, te kualiteti dhe cilësitë e të cilit beson shumë.

Dhe tifozët shqiptarë shpresojnë që sulmuesi i Kombëtares të rigjejë sa më shpejt formën më të mirë fizike dhe golat në aventurën e tretë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat