Tirana më e ndëshkuara

Futboll

Tirana më e ndëshkuara

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 21:07
Foto ilsutrim

Superiorja ka mbyllur 21 javë kampionat. Ekipi më “fair play” deri tani ka qenë Laçi, ndërsa më të ndëshkuarit janë bardheblutë e Tiranës. Për këtë është llogaritur numri i kartonëve të verdhë, ato të kuq dhënë direkt dhe të tjerët që janë konvertuar pas 2 të verdhave.

Laçi ka marrë 41 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq pas 2 të verdhave për një lojtar. Kështu janë dhe ekipi më “fair play”. Dinamo mban vendin e dytë me 40 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq, akorduar në të njëjtën mënyrë si për laçjanët.

Erzeni dhe Kukësi kanë bërë njësoj. Shijakasit numërojnë 43 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq direkt. Në anën tjetër verilindorët janë ndëshkuar 40 herë me karton të verdhë, 1 të kuq pas 2 të verdhave nga një lojtar. Po ashtu lojtarët e Kuksësit numërojnë dhe 2 të kuq nxjerrë menjëherë nga arbitrat.

Partizani mban vendin e 5-të me 51 kartonë të verdhë dhe vetëm 1 të kuq, që ka ardhur pas 2 të verdhave. Teuta ndodhet pas Partizanit. Dhe pse më pak kartonë të verdhë, 49, durrsakët janë ndëshkuar direkt me të kuq në një rast dhe në tjetrin kanë marr po të kuq pas dy të verdhave.

Skënderbeu ndodhet në vendin e 7-të pasi numëron 50 kartonë të verdhë, 1 të kuq dhënë direkt dhe tjetri i marrë pas 2 të verdhave. Vllaznia është në të njëjtën pozitë si Skënderbeu, në llogaritjen e pikëve. Ato janë ndëshkuar me 49 të verdhë. 2 të kuq dhe 1 tjetër i konvertuar në të kuq pas 2 të verdhave, kanë ndikuar, që shkodranët të mbajnë këtë pozitë.

Egnatia kryesuese në Superiore mban vendin e parafundit. Bie në sy se kanë 3 të kuq të dhënë direkt, ndërsa numri i kartonëve të verdhë është 49. Shifrën më të lartë të ndëshkimit me karton e mban Tirana. Plot 60 kartonë të verdhë. Po ashtu dhe 2 të kuq, një prej tyre i dhënë direkt.

*Në renditjen e mëposhtme, kartoni i verdhë vlen 1 pikë, 2 karton të verdhë për 1 lojtar që konvertohen në të kuq vlejnë 3 pikë dhe kartoni i kuq dhënë direkt vlen 5 pikë.

Laçi 44 pikë

 Dinamo 52 pikë

Kukësi 53 pikë

Erzeni 53 pikë

Partizani 54 pikë

Teuta 57 pikë

Skënderbeu 58 pikë

Vllaznia 58 pikë

Egnatia 64 pikë

Tirana 68 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat