Pochettino komenton largimin e Brojës

Futboll

Pochettino komenton largimin e Brojës

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:57
Mauricio Pochettino e Armando Broja

Mauricio Pochettino është shfaqur përpara mediave ditën e sotme për të zhvilluar konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes së radhës në Premier League.

Trajneri i Chelsea-t është pyetur në lidhje me largimin e Armando Brojës në huazim drejt Fulhamit.

Kreu i pankinës së bluve të Londrës është përgjigjur se sulmuesi shqiptar duhet të luajë më shumë dhe ky transferimin ishte një lëvizje e mirë për të.

“Është shumë mirë për të që të luajë më shumë.

Është një lëvizje e mirë për të dhe shpresoj që ai mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur më shumë”, ka thënë Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat