Dortmundi ngec

Futboll

Dortmundi ngec

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 22:36
Pamje nga ndeshja

Nuk ka fitues në Heidenheim-Borussia Dortmund. Sfida e luajtur në “Voith-Arena”, nuk prodhoi asnjë gol, me verdhezinjtë që i japin fund ecurisë prej tri fitoresh radhazi në Bundesliga.

Ndeshjes hapëse e javës së 20-të në kampionatin gjerman, filloi me një mundësi fantastike për Heidenheimin. Vendasit kishin një shans të artë në minutën e 14’.

Gjithsesi, Tim Kleindienst nuk përfitoi nga “dhurata” dhe gaboi me portën bosh.

Në krahun tjetër, verdhezinjtë Pjesa e dytë prodhoi pak raste, me nënkampionët e Gjermanisë që nuk ishin në formë të mirë.

Skuadrës së Edin Terzic i mungoi ritmi i duhur dhe la dy pikë që mund t’i sillnin vendin e tretë.

Pozitive performanca e skuadrës së ardhur nga Bundesliga 2, që siguroi një pikë të rëndësishme kundër një prej skuadrave më të forta të kampionatit.

Skuadra e Frank Schmidt po zhvillon një sezon pozitiv, duke u renditur në vendin e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat