Shehi ka gati planin anti - Egnatia

Futboll

Shehi ka gati planin anti - Egnatia

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:48
Partizani dhe Shehi

Partizani do të luajë përballë Egnatias ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” do të startojë në orën 16:00.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi kreu seancën e fundit stërvitore ditën e djeshme, ku ra në sy edhe prezenca e përforcimit të fundit, Bozo Mikulic. Kroati u stërvit me skuadrën, por me shumë mundësi nuk do të jetë menjëherë titullar.

Në krahun tjetër Mehmeti dhe Bintsouka u stërviten me skuadrën, por ky i fundit nuk do të jetë ndaj Egnatias.

Mungesës së sulmuesit i bashkohen dy të tjera të rëndësishme për Partizanin siç janë titullarët Murataj dhe Keko. I pari ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar, ndërsa Keko po kuron këmbën nga një infektim që i është krijuar nga këpucët e futbollit.

Ndërsa trajneri Orges Shehi ka gati planin anti-Egnatia, me skuadrën që pritet ta rreshtojë me skemën 4-3-3. Më poshtë do të njiheni me formacionin e mundshëm që Shehi do të hedhë në fushë në supersfidën përballë Egnatias.

PARTIZANI (4-3-3): Qirko: Hadroj – Sota – Sembene – Atanaskoski: Rrapaj – Maguette – Ismaili – Cara – Skuka – Taipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat