Tirana “makth” për Emiljano Çelën

Futboll

Tirana “makth” për Emiljano Çelën

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:25
Emiljano Çela

Tirana do të luajë përballë Kukësit të shtunën, ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sifda që do të zhvillohet në stadiumin “Kukësi Arena” do të  startojë në orën 13:30.

Një sfidë në të cilën ekipet vijnë në një moment ku objektivat janë të ndryshme.

Tirana kërkon 3 pikët për të qenë sa më afër 4-shes së parë dhe për të “blinduar” pozitat në “Final Four”. Në krahun tjetër, Kukësi kërkon pikë për t’u rikthyer te fitorja pas 11 ndeshjes në kampionat.

Por një “disfavor” për verilindorët, janë statistikat që trajneri i emëruar së fundmi, Emiljano Çela ka ndaj Tiranës. Në 8 ndeshje kundër Tiranës, në rolin e trajnerit, Çela ka humbur 4, ka barazuar 2 dhe ka fituar po 2.

Pra qëllimi i Çelës nuk është vetëm rikthejë Kukësin te fitorja, por edhe të rregullojë statistikat e tij përballë kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat