Triumf me përmbysje në Kukës, Tirana rigjen tri pikët në Superiore

Futboll

Triumf me përmbysje në Kukës, Tirana rigjen tri pikët në Superiore

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:42
Tirana

Fitore me përmbysje e Tiranës në Kukës. Bardheblutë siguruan tri pikët falë suksesit 2-3.

Emiliano Çela debutoi me humbje në stolin e skuadrës verilindore, ndërkohë që bardheblutë e Julian Ahmatajt u rikthyen te fitorja në Superiore pas dy gafave në dy ndeshjet e fundit.

Nigeriani Gbolahan kaloi vendasit në avantazh pas çerek ore lojë, por Tirana barazoi me anë të Latifit (28’), i cili përfitoi nga pasiguria e portierit Tafas.

Por, festa bardheblu zgjati pak, pasi Kukësi u rikthye në avantazh 11 më vonë me anë të Dragoshit.

Gjithsesi, skuadra e Çelës nuk arriti të ruante avantazhin në fraksionin e dytë të takimit. Tirana fitoi dy penallti falë ndërhyrjes së VAR-it.

Dhe Abazaj e Patrick nuk gabuan nga pika e bardhë, duke i dhuruar Tiranës tri pikë tepër të rëndësishme për objektivin “Final Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat