Mbrojtja luan letrën e fundit

Futboll

Mbrojtja luan letrën e fundit

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:09
Dani Alves

Nesër në orën 10:00 do të nisë gjyqi ndaj brazilianit Dani Alves.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit akuzohet për një sulm të dyshuar seksual ndaj një vajze natën midis 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022 në një banjë në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë.

40-vjeçari rrezikon nëntë vite burg dhe aktualisht qëndron në paraburgim në pritje të vendimit përfundimtar.

Në këto orë të fundit, avokatët mbrojtës të ish-anësorit po kërkojnë një marrëveshje me viktimën për të shmangur qëndrimin në burg. Mbi 270 gazetarë do të akreditohen në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat