Lëndohet Broja

Futboll

Lëndohet Broja

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:24
Broja

Debutim i pafat për Armando Brojës me fanellën e Fulhemit, në duelin ndaj Bërnlit që përfundoi me rezultatin 2-2.

Ylli i Kombëtares shqiptare, hyri në fushën e lojës në minutën e 74-të, ndërkohë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Fulhem, Marko Silva, zbuloi se Broja, mori një goditje në kavilje, por gjithsesi ai vendosi të vazhdonte ndeshjen deri në fund.

Ndër të tjera Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës.

Ky do të ishte vërtet një lajm shumë i keq, në qoftë se yllit shqiptar do t’i duhet të pushojë sërish për shkak të dëmtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat