Alivoda: Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion

Futboll

Alivoda: Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:27
Alivoda - djathtas

Vllaznia barazoi me Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që u zhvillua në Kurbin përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli mesfushori i shkodranëve Rejan Alivoda, i cili shënoi golin për të tijët.

“Humbën shumë raste që s’duhej.

Por jam i lumtur që shënova edhe në kampionat dhe më motivon që të shënoj në ndeshje të tjera, por atëherë të fitojë edhe ekipi. Në këtë rol të ri ndihem mirë dhe shpresoj të jap maksimumin. Shpresoj që të arrijmë në “Final Four” dhe më pas të fitojmë titullin kampion pasi i kemi të gjitha mundësitë”, u shpreh Alivoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat