Barcelona ka marrë një ofertë tunduese për Raphinhan, po mendohet shitja e brazilianit

Futboll

Barcelona ka marrë një ofertë tunduese për Raphinhan, po mendohet shitja e brazilianit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 08:24
Raphinha

E ardhmja e sulmuesit brazilian Raphinha nuk është aspak e qartë, pasi në verë ai mund të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi brazilian ka pasur një formë me ulje e ngritje, por mund të largohet në verë nga gjiganti katalunas për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sipas gazetës spanjolle Diario Sport, Tottenham ka vendosur një ofertë prej 70 milionë eurosh në tryezë për Raphinhan.

Përveç ofertës së lartë të Tottenham, Liverpool gjithashtu thuhet se po monitoron lojtarin si një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Barcelona ka refuzuar ofertat për Raphinha në të kaluarën kryesisht ato nga Arabia Saudite verën e kaluar.

Sidoqoftë, vështirësitë financiare të Barçës mund t’i shtyjnë ata të pranojnë një marrëveshje për brazilianin, i cili së fundmi mbushi 27 vjeç.

Pavarësisht se shënoi katër gola dhe bëri shtatë asistime këtë sezon, historia e lëndimeve të Raphinhas në Barca po bëhet shqetësuese me lojtarin që aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i dytë i kërdhokullës këtë sezon.

Evolucioni i Lamine Yamal dhe rikthimi i mundshëm i Ansu Fatit mund ta tundojnë më tej Barçën të pranojë tarifën e madhe për Raphinha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat