Leao po e mendon largimin nga Milani

Futboll

Leao po e mendon largimin nga Milani

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Leao

Leao po e mendon largimin nga Milani, e ardhmja në Premierligë ose në La Liga

Eksperienca e Rafael Leãos në Milan duket se po shkon drejt fundit.

Ylli portugez po kalon momente të zbehta në fanellën Kuqezi dhe duket se mendja e tij tash është diku tjetër.

Mediumi “Foot Mercato” raporton se futbollisti i krahut të majtë e ka ndarë tashmë mendjen për t’i bërë valixhet gati.

“Rafael Leão beson se është në fund të ciklit të tij në AC Milan”, raporton tutje mediumi francez.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, prioritet i përfaqësuesit portugez është lëvizja drejt Premierligës ose në La Liga.

Gjithashtu, njërin prej futbollistëve më të mirë në Serie A në vitet e fundit e do edhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Mbetet të shihet nëse Leãon do ta shohim edhe në sezonin e ardhshëm në kampionatin italian apo jo.

Shumëçka do të varet edhe nga trajneri i ri që do të përfundojë në “San Siro”, i cili mund të jetë Antonio Conte, që mund ta zëvendësojë Stefano Piolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat