Marotta njofton goditjen e radhës

Futboll

Marotta njofton goditjen e radhës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:33
Beppe Marotta

“Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk do të ketë surpriza, Piotr Zielisnki do të jetë lojtar i Inter në verë”. Janë këto fjalët e drejtorit sportiv të zikaltërve, Beppe Marotta që njofton kështu një përforcim mjaft të rëndësishëm për klubin nga Milano.

Në një intervistë për “DAZN”, Marotta theksoi se Interi e kryeson kampionatin me meritë të plotë ndërsa shtoi se nga Juventus nuk u largua për shkak të Cristiano Ronaldos.

“Inter duhet të qëndrojë me këmbë në tokë sepse ende nuk kemi fituar asgjë. E vërteta është se kemi 13 pikë më shumë se në kampionatin e kaluar si dhe kemi një diferencë golash më të mirë, por e përsëris nuk kemi fituar ende. Kalendari na përball me transferta të vështira. Janë këto ndeshje ku duhet të tregojmë të njëjtin “oreks” si ndaj Juventusit.

Jemi në vendin e parë me meritë të plotë, por kampionati mbetet i gjatë. Inzaghi është një trajner që është rritur jashtëzakonisht, i zoti në aspektin taktik dhe njerëzor. Ka një marrëdhënie shoqërore me lojtarët. Projekti ynë nisi me Spallettin, vijoi me Conten dhe më pas me Inzaghin që ka sjellë edhe më shumë argëtim në fushë. Tani Inter ka një mentalitet fituese falë rrugës që kemi ndjekur.

Zielinski? Kemi folur me De Laurentiis dhe e kemi informuar se po negociojmë me lojtarin.

Nëse gjithçka shkon mirë do ta zyrtarizojmë së shpejti për ta pasur në skuadër sezonin e ardhshëm.

Kemi njerëz të dedikuar që ndjekin lojtarët me parametër zero dhe më pas nisin negociatat. Për ne është pak me lehtë sepse jemi Interi, por edhe sepse finalet europiane në vitet e fundit kanë ndihmuar në imazhin e klubit. Pastaj është edhe qyteti i Milanos që është një plus i madh dhe tërheq pafund.

Lamtumira nga Juventus? Pronarët kërkonin një rinovim të drejtuesve dhe kështu unë u largova.

Unë nuk isha dakord me transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventus, gjithnjë sa i përket situatës ekonomike të klubit. Por, e theksoj se nuk u largova nga Torino për shkak të Ronaldos. Ishte thjesht mbyllja e një cikli”, u shpreh Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat