Përplaset me Laportën, emrat kryesorë në garë

Futboll

Përplaset me Laportën, emrat kryesorë në garë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:56
Laporta e Deco

Joan Laporta dhe Deco po përplasen me njëri-tjetrin për emrin që duhet të zëvendësojë Xavin në përfundim të sezonit.

Siç ka mësuar AS, si presidenti ashtu edhe drejtori sportiv po vënë baste për teknikë me profile shumë të ndryshme në çdo kuptim.

Nga njëra anë, Laporta është pro sjelljes së një trajneri veteran, me përvojë të gjerë dhe karakter të fortë, i aftë të bashkojë entuziazmin e njerëzve, ndërsa Deco preferon një trajner me profil më të ulët, që di të përshtatet me kërkesat e klubit dhe që dëshiron të bëjë një hap përpara në karrierën e tij.

Dy emra janë në tavolinë dhe po që po detyrojnë drejtuesit të kundërshtojnë njëri-tjetrin: Hansi Flick (pëlqehet nga Laporta) dhe portugezi Sergio Conceiçao (i preferuari i Decos).

Flick ka edhe avantazhin e të qenit i papunë, pas përvojës së tij të keqe me përfaqësuesen e Gjermanisë, ndaj nuk do të kishte pengesa për të firmosur me të.

Conceiçao ka avantazhin e të qenit një trajner që është I gatshëm të përshtatet me nevojat e klubit të tij dhe që di të përfitojë nga talented e futbollit. Ai përfaqësohet edhe nga Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit aktualë të klubit “Blaugrana”.

Faktori tjetër në favor të portugezit është dëshira e tij për t’u larguar këtë verë nga Porto, që përkon me zgjedhjet presidenciale dhe me emrin e Vila Boas si favorit për të marrë postin që ai mban aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat