​Barça po e konsideron Conten si zëvendësues të Xavit

Futboll

​Barça po e konsideron Conten si zëvendësues të Xavit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:19
Antonio Conte

Barcelona është duke konsideruar disa opsione për ta gjetur zëvendësuesin e Xavit, dhe Antonio Conte është në atë listë, sipas spekulimeve nga Spanja.

Xavi befasisht njoftoi për vendimin e tij për tu larguar nga kampioni spanjoll në fund të këtij sezoni, duke e detyruar klubin të nisë punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij gjatë muajve në vazhdim.

E ardhmja e stolit të Barcelonës veçse ka filluar të jetë tema kryesore e mediave spanjolle, gjë kjo e cila do të vazhdojë deri në komunikatën zyrtare për trajnerin e ri.

Conte është i pa punë që prej se u largua nga Tottenhami në fund të muajit mars të vitit të kaluar. Tekniku italian u lidh së fundmi me pozitën e trajnerit te Napoli pas shkarkimit të Rudi Garcias, por zgjodhi të mos i bashkohej kampionit italian në mes të sezonit.

Siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll “Sport”, Barcelona e ka Conten në listën e opsioneve të zëvendësuesve të Xavit, edhe pse italiani mund të mos i përshtatet stilit të lojës dhe filozofisë së klubit.

Kandidatët e tjerë janë Thiago Motta, Jurgen Klopp dhe Hansi Flick. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat