​Jeta e re e Fagiolit, mesfushorit të suspenduar të Juventusit

Futboll

​Jeta e re e Fagiolit, mesfushorit të suspenduar të Juventusit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:25
Nicolo Fagioli

109 ditë kanë kaluar që kur Nicolo Fagioli u suspendua për shtatë muaj nga aktivitetet e futbollit për shkak të basteve në ndeshje, gjë kjo që e ka nisur një kapitull të ri në jetën e mesfushorit të Juventusit.

22 vjeçari italian e pranoi një marrëveshje përmes së cilës ai e pranoi se ka vënë baste në ndeshjet që nuk përfshijnë skuadrat e tij, marrëveshje kjo e cila e suspendoi nga aktivitetet e futbollit deri më 25 maj të këtij viti.

Atij iu dha një suspendim shtatë mujor në muajin tetor dhe po ashtu u detyrua që të kompletojë një tretman për varësinë e basteve dhe të bëjë 10 paraqitje publike duke diskutuar rrezikun e basteve në sport, por kjo nuk e ndaloi Juventusin që të tregojë besim në Fagiolin dhe t’i ofrojë atij një kontratë të re.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se si Fagioli po vazhdon me qetësi jetën e tij përpara pas suspendimit nga futbolli. Ai ka shfaqur interesim të madh në tenis me të dashurën e tij, Giulian. Për dallim nga Paul Pogba, Fagiolit i lejohet që të stërvitet me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.

Mesfushori 22-vjeçar takohet me specialistin e varësisë Paolo Jarre një ose dy herë në javë për të punuar në varësinë e tij nga bastet. Ai merr frymëzim nga Paolo Rossi, i cili gjithashtu u skualifikua dhe u bë hero me Italinë në Kupën e Botës në vitin 1982.

Fagioli kryen gjithashtu punë terapeutike me FIGC-në, duke marrë pjesë në takime në shoqata sportive amatore, qendra territoriale federale dhe qendra për shërim nga varësia ndaj lojërave të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat