Vlerësim i madh vjen nga Sllovenia për sulmuesin nga Kosova

Futboll

Vlerësim i madh vjen nga Sllovenia për sulmuesin nga Kosova

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:47
Mirlind Daku

Mirlind Daku është një prej prurjeve të reja të Silvinjos te Shqipëria.

Aktualisht ky sulmues është pjesë e Rubin Kazan në Rusi, ndërsa më herët ka luajtur me Mura në Slloveni.

Një vlerësim i madh ka ardhur për Dakun nga këta të fundit.

Nëpërmjet një postimi, Mura tregon se para dy vitesh Daku nënshkroi për këtë skuadër.

Por kjo nuk është e gjitha, në përshkrimin e postimit në Facebook thuhet:

‘Një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë”.

Në 53 ndeshje, Daku arriti që të shënonte 27 gola dhe të jepte 7 asist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat