Jo vetëm Koreja e Jugut, nga Kupa e Azisë eliminohet dhe pretendenti tjetër kryesor

Futboll

Jo vetëm Koreja e Jugut, nga Kupa e Azisë eliminohet dhe pretendenti tjetër kryesor

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:31
Katari

Befasia e radhës ka ndodhur në Kupën e Azisë.

Pas eliminimit të Koresë së Jugut në gjysmëfinalen e parë, skuadra e radhës që ka avancuar në finalen e madhe është Katari, i cili ka mposhtur Iranin me rezultatin 2:3.

Sfida nisi mjaft mirë për pretendentët që ishte Irani, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 4’ me anë të Azmun, por sfida u barazua pas 13 minutash nga Abdulsallam. Më pas ishte Afif ai që përmbysi rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Një penallti e shndërruar në gol në minutën e 51’ nga ana e Jahanbakhsh rivendosi baraspeshën, por ishte Ali Almoez ai që kaloi sërish në avantazh organizatorët në minutën e 82’.

Kështu Katari do të përballet me Jordaninë në finalen e madhe të 10 shkurtit që do të luhet në Lusail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat