Teuta kërkon të thyejë “tersin”, në Shkodër për vazhdimësinë

Futboll

Teuta kërkon të thyejë “tersin”, në Shkodër për vazhdimësinë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:40
Pamje nga një ndeshje

Teuta ka nisur të reagojë në javët e fundit, teksa në tre ndeshje radhazi ka marrë 5 pikë në total, duke mos pësuar asnjë humbje gjatë kësaj periudhe, e mbi të gjitha pas shumë javësh la fundin e klasifikimit.

Skuadra durrsake barazoi 2-2 me Tiranën, 1-1 me Laçin dhe së fundmi fitoi 3-0 me Skënderbeun në shtëpi.

Ekipi i Martinit ka reaguar dhe në Durrës shpresojnë që të vijojnë me këtë ritëm, në mënyrë që të mos rrezikojnë rënien nga Superliga.

Në radhë është ndeshja me Vllazninë, një kundërshtar që në dy fazat e para nuk ka arritur dot që t’i marrë asnjë pikë, duke u mundur në të dyja ndeshjet e këtij edicioni.

Megjithatë shkodranët duket se janë “macja e zeze” e skuadrës durrsake, pasi në 10 ndeshjet e fundit Teuta nuk ka arritur që të marrë asnjë fitore ndaj ekipit kuqeblu.

Teuta do të synojë të ruajë vazhdimësinë, por në anën tjetër të thyej pikërisht këtë statistikë negative.

Durrsakët ndodhen në vendin e parafundit pas 22 javësh, teksa ka grumbulluar 21 pikë, 4 më pak se zona e shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat