Mehmeti “rrezaton” në përballjen ndaj Nottingham Forest

Futboll

Mehmeti “rrezaton” në përballjen ndaj Nottingham Forest

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:04
Pamje nga ndeshja

Ishte padyshim njëri nga më të mirët në fushën e blertë. Anis Mehmeti shkëlqeu me të gjithë kuptimin e kësaj fjale në Kupën e Anglisë, edhe pse skuadra e tij po luante në fushën e një ekipi të fortë, të Premier League, siç ësthë ëdhe Nottingham Forest. .

“Ylli” 23-vjeçar i sulmit shënoi gol për skuadrën e tij, Birstol City, të Championship, që i vuri në pozitë të vështirë vendasit e Forest, në “City Ground”, teksa përveç se arriti të gjente rrugën e rrjetës kundërshtare, arriti gjithashtu të krijonte një sërë rastesh për gol, gjatë 120 minutave të sfidë.

Përballja ishte shumë e fortë, dhe sulmuesi i krahut u tregua i rrezikshëm duke tentuar vetë portën, e duke asistuar për shokët e skuadrës. Bristol City luajti më mirë sesa Nottingham, duke treguar se përse eliminoi një raund më herët një skuadër shumë të fortë të Premier League, si “Çekanët” e West Ham.

Kualifikimi u vendos nga penalltitë dhe Mehmeti, që ka luajtur tri herë për Kombëtaren nën drejtimin e teknikut, Sylivnho, e realizoi gjuajtjen e tij. Për fat të keq, skuadra e Nottingham Forest kaloi me shifrat 5-3, dhe do të luajë në raundin e pestë me një emër të madh si “Dajt e Kuq”, të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat