Rashford dhe metoda e pazakontë

Futboll

Rashford dhe metoda e pazakontë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:36
Marcus Rashford

Marcus Rashford ka qenë në qendër të polemikave javët e fundit.

Sulmuesi i Manchester United ka anashkaluar stërvitjen me skuadrën për të festuar në Belfast, duke u shtirur si i sëmurë.

Klubi mori masa serioze ndaj tij, duke e gjobitur me 650 mijë sterlina, dy javë pagë. Tani Rashford ka gjetur një mënyrë për të shmangur tundimet.

A e ka kuptuar Rashford mësimin? Ndërkohë, ai ka publikuar një foto në Instagram në të cilën provon veten me një puzzle.

Një strategji për të mbajtur kokën të zënë, për të shpëtuar nga tundimet e kota.

Siç zbulohet nga Sun, kjo është “një zgjedhje e pazakontë për një futbollist të nivelit të lartë në të 20-at, por gjëja e fundit që i duhet është t’i kthehet lokaleve të natës. Ai po bën një përpjekje për t’u sjellë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat