“Godet” Munishi duke e komentuar shortin: Edhe selektori jonë gjerman është optimist

Futboll

“Godet” Munishi duke e komentuar shortin: Edhe selektori jonë gjerman është optimist

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 21:15
Ismet Munishi

Trajneri Ismet Munishi e ka komentuar grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kosova do të ketë punë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani-Gjibraltar.

“Të krijojmë klimë të mirë në kombëtare.

Nëse klima është e mirë, do të jemi të parët në grup”, tha fillimisht për “Favorit” në T7.

Tutje, trajneri Munishi ironizoi me faktin që ky short e gjeti Kosovën pa selektor.

“Edhe trajneri gjerman i joni ishte optimist për shortin”, tha ai.

Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat