Soucek - Cerny në kor: Shqipëria kundërshtar i pakëndshëm

Futboll

Soucek - Cerny në kor: Shqipëria kundërshtar i pakëndshëm

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Në lidhje me shortin e Nations League foli edhe kapiteni i Republikës Çeke. Tomas Soucek, lojtari i West Ham në Premier League, u shpreh i kënaqur me kundërshtarët. Shqipëria, Ukraina dhe Gjeorgjia janë rivalët e Republikës Çeke në grupin 1 të Ligës B.

“Jam i kënaqur me shortin. Jemi në një grup me ekipe të balancuara. Kemi luajtur së fundmi me Ukrainën dhe Shqipërinë.

Ndaj do të kemi motivin që të përballemi sërish me to dhe të kemi sukses kësaj radhe.

Gjeorgjia do të jetë një kundërshtar i ri, por unë besoj se ne mund të marrim maksimumin dhe ndaj tyre”.

Nuk mungoi as analiza nga Vaclav Cerny, autori i golit për çekët në barazimin 1-1 në Pragë përballë Shqipërisë. Duel i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024.

“Grupi do të jetë i ekuilibruar, por ne duam të luftojmë në çdo ndeshje. Ukraina ka padyshim lojtarë të mëdhenj dhe do të jetë një kundërshtar i vështirë.

Shqipëria? Kemi luajtur dy herë kundër tyre kohët e fundit, e dimë sa të pakëndshme janë. Na presin dy ndeshje shumë të vështira dhe të bukura njëkohësisht.

Gjeorgjia, me siguri do të ketë shumë individë me kualitet. Ata do të duan të arrijnë rezultatet më të mira të mundshme në grup”, u shpreh 26-vjeçari i Wolfsburgut në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat