Guardiola: Karton i kaltër? Tani për tani është vetëm një ide

Futboll

Guardiola: Karton i kaltër? Tani për tani është vetëm një ide

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Pep Guardiola

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Everton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur në veçanti për temën kryesore të ditës “Kartonin i kaltër”.

Guardiola u shpreh se për momentin ende nuk është diçka konkrete, por shtoi se kur të vijë momenti që ta kuptojë se çfarë është fiks atëherë do e japë mendimin e tij mbi këtë çështje.

“Nuk është diçka zyrtare, por kur të japin vendimin përfundimtar dhe të shpjegojnë rregullat në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë, atëherë unë do të jap mendimin tim.

Tani për tani është vetëm një ide. Nesër le të jemi gati për të luajtur ndeshjen, pasi Everton gjithmonë vjen këtu për të marrë rezultate të mira”-u shpreh tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat