Stefano Pioli do barazojë rekordin e Sacchit

Futboll

Stefano Pioli do barazojë rekordin e Sacchit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:09
Stefano Pioli

Stefano Pioli do të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të 220-të të Milanit, kur “kuqezinjtë” presin Napolin në “San Siro” të dielën, gjë që e barazon atë me Arigo Sacchin, si trajneri i gjashtë më me përvojë në histori të Milanit. Trajneri italian ka qenë në kampin e “San Siro”-s që nga tetori 2019 kur zëvendësoi Marko Xhiampaolon. Ndeshja e tij e parë ishte një barazim 2-2 kundër Leçes në Serie A.

Ai vazhdoi të drejtonte Milanin drejt titullit të Serie A më 2021/22, por që atëherë është vënë nën vëzhgim, veçanërisht këtë sezon, pasi “kuqezinjtë” e gjetën veten jashtë garës për titull deri në vitin e ri dhe gjithashtu u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Megjithatë, Pioli është aktualisht trajneri i dytë më i jetëgjatë në Serie A, pas XhianPiero Gasperinit në Atalanta. Mbretërimi i Massimiliano Allegrit në Juventus përmban një hendek prej dy vitesh midis 2019 dhe 2021, kështu që ai aktualisht renditet në vendin e tretë.

Për sa i përket trajnerëve të Milanit, Pioli do të barazohet të dielën me Sakin me 220 ndeshje konkurruese. Pika tjetër për të kapur do të jetë rekordi i Nils Liedholm prej 280 ndeshjesh.

Fabio Kapello është i katërti në listën e trajnerëve të Milanit sipas ndeshjeve të menaxhuara me 300 sfida. Xhiuzepe Viani është i treti me 376, Carlo Anceelotti vjen i dyti me 420 ndeshje, ndërsa Nereo Roko mban rekordin e të gjitha kohërave me 459 ndeshje si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat