Trent Alexander-Arnold, bëhet mbrojtësi me më së shumti asistime në Premier League

Futboll

Trent Alexander-Arnold, bëhet mbrojtësi me më së shumti asistime në Premier League

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:19
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold është bërë mbrojtësi me më së shumti asistime në Premier League, me 58 sosh.

Kështu, Alexander-Arnold ka tejkaluar bashkëlojtarin e tij në skuadër Andy Robertsonin, i cili deri më tani mbante rekordin me 57.

Mbrojtësi i krahut këtë rekord e theu duke asistuar sot për Diogo Jotan në minutën e 31′ ndaj Burnleyt.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka përfunduar me rezultat të barabartë, pasi mysafirët e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të D.O’Sheas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat