Liverpooli nuk lejon befasi, kthehet në krye të Premier Leagues

Futboll

Liverpooli nuk lejon befasi, kthehet në krye të Premier Leagues

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:49
Pamje nga ndeshja

Liverpooli ka treguar lojë të mirë dhe me golat që ka shënuar në pjesën e dytë, e ka mposhtur me rezultat 3:1 Burnleyn, në takimin e javës së 24-të. 

Liverpooli kthehet në krye të Premier League me 54 pikë por ka një ndeshje dhe dy pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.

Diogo Jota (31'), Diaz (52') e Nunez (79') shënuan për fitoren e vendasve. 

Futbollisti O'Shea realizoi në fund të pjesës së parë për Burnleyn, skuadër e cila renditet në pozitën e 19-të me  13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat