Broja 16 minuta, Fulham bindshëm

Futboll

Broja 16 minuta, Fulham bindshëm

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 18:06
Fulham

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e 74-të për Fulhamin.

Broja për 16 minutat e fundit shijoi fitoren bindëse të Fulhamit, me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth-it.

Për vendasit shënuan De Cordova-Reid (8'), Rodrigo Muniz (36' e 52') dhe për mysafirët realizoi Senesi (50').

Pas javës së 24-të në Premier League, Fulham është në pozitën e 12-të me 29 pikë e ka dy më shumë se Bournemouth që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat