Interi dhe Thuram tallen me Lukakun pas fitores ndaj Romës

Futboll

Interi dhe Thuram tallen me Lukakun pas fitores ndaj Romës

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Marcus Thuram i ka ndezur tifozët e Interit pas fitores 4:2 ndaj Romës, me një koment në rrjetet sociale dedikuar për Romelu Lukakun.

Francezi shënoi një gol dhe “detyroi” Angelinon të shënojë një autogol në fitoren me përmbysje të Interit ndaj Romës, të shtunën mbrëma.

Lukaku kishte një rast të mirë shënimi dhe për të barazuar rezultatin në 3:3, kur doli i vetëm përball portierit të “Nerazzurrëve”, Yan Sommer.

Sulmuesi belg u përpoq të driblonte zviceranin, por dështoi.

Imazhi i Sommerit duke larguar topin nga këmba e Lukakut u publikua edhe nga llogaria zyrtare e Interit në “Instagram”, me mbishkrimin: “Jo në shtëpinë time”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter (@inter)

“Ti e di mirë se çfarë po bën, admin”, ishte pastaj komenti i Thuramit, i shoqëruar me dy “emoji” duke qeshur.

Kjo padyshim se ka shkaktuar “përplasje” nga grupet e tifozëve të dy klubeve italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat