Blesa - i lumtur që shënoi për Prishtinën: Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme

Futboll

Blesa - i lumtur që shënoi për Prishtinën: Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 18:57
Jalen Blesa në veprim

Fituesi i Superkupës së Kosovës, Prishtina, e ka filluar për mrekulli pjesën e dytë të kampionatit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Feronikelit 74 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Futbollisti Jalen Blesa është i lumtur që sot shënoi për fitoren e Prishtinës.

“Jam shumë i kënaqur me përformancën e tërë ekipit.

Jam po ashtu i kënaqur me rikthimin tim si titullar duke ndihmuar skuadrën për të fituar tre pikët. 

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme që të rifillonim pjesën e dytë të kampionatit me sukses”, thotë Blesa për faqen e FC Prishtina.

Skuadra nga kryeqytetit tani renditet në vend të katërt me 29 pikë pas 19 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat