Dëmtohet rëndë sulmuesi spanjoll

Futboll

Dëmtohet rëndë sulmuesi spanjoll

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:49
Alvaro Morata në mes

Dëmtohet rëndë sulmuesi spanjoll, largohet nga fusha mes lotësh

Lajme të këqija për Atletico Madridin. Sulmuesi kryesor i Los Colchoneros, Alvaro Morata pësoi një dëmtim të rëndë në transfertën andaluziane ndaj Sevillas dhe la fushën e lojës mes lotësh.

Morata u përplas me një mbrojtës kundërshtar në fundin e pjesës së parë dhe u largua nga fusha me ndihmën e mjekëve, teksa paraprakisht dyshohet për një këputje të ligamenteve.

Sulmuesi spanjoll do të kryejë testet mjekësore vetëm të hënën, megjithatë nëse konfirmohet këputja e ligamenteve, atëherë Morata do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni dhe të qëndrojë larg fushave për të paktën 6 muaj. Në këtë mënyrë sulmuesi do të mbyllte para kohe jo vetëm sezonin, por nuk do të arrinte të rikuperohej as për kampionatin europian.

Mungesa e Moratës mund të penalizojë jo pak Atleticon e Madridit, që vetëm spanjollin ka qendërsulmues të mirëfilltë, teksa në repartin e avancuar ka edhe Griezmann, Depay e Correa.

Megjithatë në telashe është edhe trajneri i Spanjës, De la Fuente, pasi do të duhet të bëjë plane me të tjerë sulmues për kampionatin Europian, me “Furia Rojën” që bën pjesë në të njëjtin grup me Shqipërinë, Italinë e Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat