Lideri i “Zonjës së Vjetër” refuzon milionat saudite

Futboll

Lideri i “Zonjës së Vjetër” refuzon milionat saudite

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 00:21
Danilo

Prej verës së vitit 2019, “veterani” brazilian i mbrojtjes, Danilo është pjesë e “gjigantëve” italianë të Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që derdhi plot 37 milionë euro, në arkat e “Qytetarëve’ të Manchester City, për të siguruar shërbimet e 2 herë fituesi i UEFA Champions League, trofe të cilët i fitoi, në kohët kur ishte pjesë e “Galaktikëve” të Real Madrid.

Te Juventus, Danilo është kthyer në një lider të vërtetë, teksa sa herë zbret në fushën e blertë, 32-vjeçari brazilian “bekohet” me shiritin e kapitenit, te “Bardhezinjtë” dhe duket se është vërtetë “i dashuruar”, me “Zonjën e Vjetër”, me mediat italiane që kanë publikuar një “prapaskenë” tepër interesante, të merkatos së dimrit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, mbrojtësi ka marrë një ofertë tejet joshëse nga Arabia Saudite në merkaton e janarit, por vendosi ta refuzojë ndryshe nga shumë kolegë të tij, mirëpo pavarësisht aspektit financiar braziliani kërkon të luajë ende në nivele të larta në Evropë dhe synon që Botërorin e vitit 2026 ta mbërrijë duke përfaqësuar edhe rekordmenët e Serie A.

Mdërkaq, kujtojmë se Danilo ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershorin e vitit 2025, dhe beson se falë paraqitjeve në fushë mund të përfitojë nga drejtuesit italianë një kontratë të re edhe në qoftë se këta të fundit do të vendosnin të ulnin pagën e “veteranit” të prapavijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat