Rayo e Balliut gjen trajnerin e ri, rikthen një emër të njohur

Futboll

Rayo e Balliut gjen trajnerin e ri, rikthen një emër të njohur

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Pamje nga një ndeshje

Vetëm pak orë pas shkarkimit të Francisco Rodriguez, Rayo Vallecano ku luan edhe mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu, ka emëruar menjëherë trajnerin e ri, që do të jetë Inigo Perez.

Ky i fundit është zyrtarizuar mëngjesin e të mërkurës dhe ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi, nëse do të arrijë të bëjë një punë të mirë.

Inigo Perez nuk është një emër i panjohur për Rayon, pasi sezonin e kaluar ka qenë asistent i trajnerit Andoni Iraola dhe ëshët përzgjedhur pikërisht për faktin që e njeh mjaft mirë ambientin.

Drejtuesit e Rayo Vallecanos vendosën të shkarkojnë Franciscon të martën, pasi skuadra ka marrë vetëm një fitore në 15 ndeshjet e fundit dhe rrezikon të bjerë në zonën e ftohtë të renditjes,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat