Flitet shumë për ardhjen e sulmuesit Kylian Mbappe?

Futboll

Flitet shumë për ardhjen e sulmuesit Kylian Mbappe?

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:59
Kylian Mbappe

Aurelien Tchouaméni, mesfushori i Real Madrid por që luan shpesh si qendërmbrojtës me trajnerin Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se në Madrid flitet shumë për ardhjen e sulmuesit Kylian Mbappe.

Këtë gjë ai e konfirmoi sot për “Canal Plus”.

I pyetur për ardhjen e mundshme të Mbappe në klubin spanjoll, Tchouaméni tha: “A e ka shpallur vendimin e tij për sezonin e ardhshëm? Jo! Nuk e ka bërë ende. Por edhe nëse do ta kishte marrë vendimin nuk besoj se Mbappe do të ma kishte thënë mua”.

“Është një futbollist i madh, e takoj kur luajmë me kombëtaren.

Në dhomat e zhveshjes të Real Madrid flasim për këtë gjë herë pas here. Është një çështje e rëndësishme. Shpresojmë se do të zgjidhet në javët e ardhshme”, tha Tchouaméni.

Mesfushori 24-vjeçar francez është në sezonin e tij të dyte me fanellën “los blancos”, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2028.  

Një nga të paprekshimit për trajnerin Ancelotti, që shpesh e aktivizon në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat