Ish - futbollisti i Skënderbeut bën hapin e radhës,

Futboll

Ish - futbollisti i Skënderbeut bën hapin e radhës,

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 13:29
Uerdi Mara në mes

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Uerdi Mara do të vijojë karrierën e tij në Gjeorgji, me kampionët e Dinamo Batumit.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës turke Ankara Keçiörengücü në pjesën e parë të sezonit, është prezantuar nga klubi gjeorgjian.

Mara bëri mjaft mirë në Tuqi, ku luajti 15 ndeshje e shënoi edhe 2 gola, e pikërisht paraqitjet e mira kanë tërhequr vëmendjen e Dinamo Batumi, që i ka bërë vend mesfushorit korçar.

Mara në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut ku edhe hodhi hapat e para si futbollist dhe luajti për pesë sezone, para se të kalonte në Turqi.

Po ashtu, 24-vjeçari pati një eksperiencë të shkurtër edhe tek bullgarët e Beroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat