Bayerni i mohoi lejen Gnabryt

Futboll

Bayerni i mohoi lejen Gnabryt

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:09
Serge Gnabry

Serge Gnabry mësohet se u ka kërkuar drejtuesve të Bajernit leje për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Motivi ka qenë Java e Modës e cila u mbajt në Nju Jork mes datave 9-14 shkurt.

Të gjendur përballë kësaj kërkese drejtuesit e Bajernit kanë qenë kategorik në pozicionin e tyre duke i mohuar lejen sulmuesit të krahut, i cili prej javësh nuk zbret në fushë për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Sipas medieve gjermane drejtuesit e klubit kanë ftuar Gnabryn që të ndjekë programin e rehabilitimit në Mynih pasi i rikthimi i tij në fushat e lojës i shërben shumë ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat