Henry për Klopp: Jam i lumtur për të

Futboll

Henry për Klopp: Jam i lumtur për të

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:57
Henry

Më shumë se dy javë pas njoftimit për lamtumirën e tij me Liverpoolin (që do të ndodhë në fund të sezonit), vendimi i Jurgen Klopp është ende duke u diskutuar.

Për këtë foli edhe Thierry Henry, i cili e komentoi këtë zgjedhje për CBS Sport, duke pohuar se trajneri gjerman është ndier nën presion të madh:

“Guardola ishte trajner i Barcelonas dhe mori një pushim. Klopp drejton Liverpool dhe ndalon. Xavi është në Barcelonë dhe ka vendosur të ndalojë gjithashtu.

“Klube të mëdha, trajnerë të mëdhenj.

Duhet të jetë një punë ëndrrash, por kanë vendosur të ndalen. Sot ka kaq shumë presion, sa të gjithë mendojnë të japin mendimin e tyre në rrjetet sociale.

“Është e vështirë të jesh trajner dhe askush nuk mendon për ty. Në një moment duhet të kujdesesh për veten”.

Për legjendën e Arsenalit, tifozët e Liverpool duhet ta pranojnë këtë vendim:

“Unë e kuptoj që nuk është shumë e këndshme për tifozët dhe për të gjithë, duke përfshirë gazetarët, por mos mendoni vetëm për veten dhe se Premier League-s do t’i mungojë Klopp-i, se Liverpool-it do t’i mungojë Klopp-i.

“Ne e dimë që është e vërtetë, por i mungonte familja, i mungonte koha e lirë. Kur e dëgjova lajmin thashë me vete: ‘Shumë mirë për të'”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat