Granit Xhaka: Unë besoj çdo fjalë që ai e thotë 

Futboll

Granit Xhaka: Unë besoj çdo fjalë që ai e thotë 

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 21:27
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, anëtar i liderit të kampionatit gjerman, Bayer Leverkusen, është në qendër të vëmendjes. 

Bayer Leverkusen po dëshmon lojëra të mira dhe udhëheq renditjen me 55 pikë apo ka pesë më shumë se kampioni në fuqi Bayern Munihu pas 21 jave në Bundesliga I.  

Xhaka ka marrëdhënie të mira me trajnerin. 

“Jemi përshtatur jashtëzakonisht mirë nga trajneri ynë”, tha Xhaka, transmeton mediumi zviceran “Blick”.

Ai është entuziast për trajnerin Xabi Alonson: “Personaliteti i tij është gjigant. Unë besoj çdo fjalë që ai e thotë. Ai më bind me çdo veprim në stërvitje. Si person, si udhëheqës. Ju kaloni në zjarr për një trajner të tillë”

Harmonia mes Xhakës dhe Alonsos është parakushti më i mirë për sukses të mëtejshëm. Leverkusen është pesë pikë para kampionëve në fuqi nga Munihu. “Këtu askush nuk flet për titull”,  -tha Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat