Enrique krijon një PSG fituese

Futboll

Enrique krijon një PSG fituese

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:31
Enrique

Më në fund përpjekjet e Luis Enrikes po japin rezultatet e shumëpritura.

Trajneri spanjoll ka arritur të krijojë frymën e grupit dhe kjo po fuksionon. PSG është tashmë një skuadër fituese ku kolektivi mbizotëron mbi individin. Ndërsa Mbape i jep suksesin skuadrës franceze me golat e tij.

Ardhja e Luis Enriques në pankinën e PSG-së shënoi fillimin e një epoke të re në Paris. Që në ditën e parë në Paris, ai kërkoi 23 sulmues, një skuadër që të mos varej vetëm nga Mbappé.

Dhe këtë ia arriti. Fitorja 2-0 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampioneve tregoi se PSG është tashmë një skuadër për t’u konsiderurar. Real Sociedad, sidomos në pjesën e dytë, nuk mundi t'i përmbajë 11 lojtarët e formacionit të Enriques.

Dhe mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë fitores së PSG dhe sidomos Mbapes. Në Francë, L’Equipe e quan Mbapenë si njeriun që zhbllokoi rezultatin. Le figaro sport, titullon: psg fiton me Realit, mbappe ndez dritën jeshile, dembele vital. Edhe në Spanjë, As, Sport dhe Marka, në titujt kryesorë ngrenë lart Mbapenë si udhëheqësin e PSG drejt fitores ndaj Real Sociedad.

Ndërsa Trajneri Imanol Alguacil nuk ishte shumë i kënaqur me humbjen 2-0 në Parc des Princes, e sidomos me golin e parë të pësuar që duket se lojtarët e Sociedadit ia dhuruan vetë kundërshtarit. “Deri në atë gol, ishte një ndeshje thuajse e barabartë, ai gol na bëri shumë dëm”.

“Gjithsesi ndeshjen e kthimit e kemi në qytetin tonë ku do të kemi më shumë mundësi për të rikuperuar dy golat e pësuar. Luajmë përpara tifozëve tanë dhe do t’i tregojmë Luis Enrikes dhe lojtarëve të tij se nuk do ta ketë të lehtë” – ka thënë Imanol për ndeshjen e kthimin e cila do të luhet në San Sebastián.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat