Skuadra vendase bëjnë “ligjin” në Conference League

Futboll

Skuadra vendase bëjnë “ligjin” në Conference League

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

U luajtën prej orës 18:45, katër sfidat e para të vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Conference League, ku u shënuan në total plot 15 gola.  

Spikasin fitoret e Moldes, Olimpiakosit dhe Shtrum Grac në shtëpi, ndërkohë që dueli i vetëm i mbyllur në barazi ishte ai mes Rojal Union dhe Ajtrakt Frankfurt. 

Vlen të theksohet fakti se në duelin mes Moldes dhe Legia Varshavës, vendosi drejtësi Enea Jorgji, i cili nxori nga xhepi i tij 7 kartonë të verdhë 5 për vendasit dhe dy për miqtë.  

Molde-Legia 3-2
12′, 19′ Gulbrandsen, 24′ Kasa / 64′ Zhozue. 71′ Augustinjak

Olimpiakos-Ferencvarosh 1-0
83′ El Kabi

Union SG-Eintraht Frankfurt 2-2
32′ Rasmusen, 68′ Nilson / 3′ Shaibi, 10′ Kalajxhiç

Shturm Grac-Sllovan Bratislava 4-1

4′ Biereth, 27′ Stankoviç, 64′ (p) Kiteishvili, 90’+1′ Kamara / 8′ Strelec

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat